Tyson Fury është shprehur plot optimizëm për duelin e mundshëm me Anthony Joshua.
Adhuruesit e sporteve luftarake, sidomos ata të boksit, po e presin me padurim caktimin e një meçi mes Fury dhe Joshua.
I pyetur lidhur me një duel të mundshëm, ‘Gypsy King’ është shprehur tejet optimist, duke thënë se do të nokautonte Joshuan pas vetëm 2-3 raundeve.
“Stili i AJ është i bërë saktësisht për mua. Pozicion i drejtë, ecën përpara, mbrojtje klasike. I fortë, por jo lëvizje të mira me këmbët”, ka thënë Fury.
“Do ta nokautojë atë në raundin e dytë apo tretë. Doni t’iu tregoj edhe mënyrën se si? Do të jetë një goditje me të majtën, do ta shihni teksa rrëshqet si Bambi (filmi vizatimor) në akull”, ka shtuar, britaniku.
Fury ka mposhtur Deontay Wilder për titullin e WBC, dhe tashmë pritet dueli për unifikimin e titujve. Por, më parë, ai do të kompletojë trilogjinë me Wilder, kurse Joshua ruan titullin e tij ndaj Kubrat Pulev.