Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh se nuk do të paguajë asnjë qindarkë në llogarinë e Deontay Wilder për të evituar një sfidë të tretë ndaj amerikanit.
Mediat amerikane shprehen se Wilder ka kërkuar 10 milionë dollarë për të hequr dorë nga triologjia me Fury.
“Ai ka deklaruar se dëshiron 10 milionë dollarë që të hiqet qafe nga sfida e tretë me mua. Unë i them se nuk do t’i jap asnjë qindarkë. Unë e pres në ring për ta mposhtur ashtu sikurse bëra herën e fundit. Unë dua që ta mund sërish”, u shpreh Fury.
“Nuk paguaj asgjë. Do t’i jap shansin të duelojë sërsih me mua. Pasi ta kem hequr sërish qafe do të zhvilloj dy duele me Anthony Joshua. Ky është plani im: Dueloj ndaj Wilder këtë vit dhe në 2021-shin do të përballem me Joshua”, tha Fury.