Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), deklaroi se një përballje e tretë mes tij dhe Deontay Wilder ka për të qenë shumë e vështirë për të.
Sipas Fury, rivali amerikan do të jetë më në formë se kurrë, për t’u hakmarrë prë humbjen që britaniku i shkaktoi në shkurt.
“Wilder dëshiron t’i vërtetojë botës teorinë e tij të fitores me një grusht, siç ka bërë shpesh”, tha Fury. “Për mua, Wilder është ende një rival i rrezikshëm, madje tani më i uritur se më parë, pasi dëshiron t’i provojë botës se mund të rikthehet kampion”, u shpreh Fury, i pamposhtur në ring.
“Wilder do të jetë më i rrezikshëm se herën e fundit. Gjithsesi, për mua është thjesht një duel boksi, ku herë fiton e herë humbet. Unë shoh me optimizëm përpara, për sfidën e radhës, kushdo qoftë rivali im”, tha Fury.