TIRANË- Polici i burgut në Tiranë është arrestuar pasi furnizonte me karburant makinën e tij personale me kartën e punës.
Shërbimi I kontrollit të brendshëm të burgjeve vuri në pranga një punonjës të forcave operacionale me akuzën e vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën. Nga hetimet e SHKBB ka rezultuar se polici me iniciale B.B ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të afërmve të tij.