Superiorja do të mbyllë javën e fundit më datë 29 korrik. Verdiktet janë mësuar tashmë, pasi Tirana është kampione. Kukësi, Laçi dhe Teuta janë në Europë, Flamurtari dhe Luftëtari bien nga kategoria, ndërsa Vllaznia do të luajë në “Play-out”.
Oraret janë zbuluar dhe dy ekipe do të zbresin në fushë në orën 17:45, siç është Vllaznia kundër Flamurtarit dhe Luftëtari kundër Kukësit. Tirana do të luajë kundër Bylisit në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Teuta kundër Laçit dhe Skënderbeu ndaj Partizanit do të luhen me drita në orën 20:45. Ndeshjet e fundit do të mbyllin siparin e një kampionati të çuditshëm, me kushte ekstreme.
Java e fundit
Luftëtari-Kukësi (17:45)
Vllaznia-Flamurtari (17:45)
Tirana-Bylis (19:00) (Air Albania)
Teuta-Laci (20:45)
Skenderbeu-Partizani (20:45)