Francezi i njohur: Klopp do ta bënte Mbappe mbretin e Liverpool

0
Gjigandi

“Kylian Mbappe mund të bëhet një mbret me Jurgen Klopp, te Liverpool”. E thotë këtë ish-ndërkombëtari i Francës, Willy Sagnol, që “Reds” i sheh si klubin më të përshtatshëm për fituesin e Kupës së Botës më 2018. Një transferim në “Anfield” për superyllin 21-vjeçar është përfolur, por tani për tani mbetet pjesë e PSG. Suksesi i Liverpool gjatë 12 muajve të fundit, së bashku me praninë e Klopp në stolin drejtues, përbën një propozim tërheqës për talentin më të mirë në planet.

Për një kohë dukej sikur gjigantët spanjollë të Real Madridit ishin të vetmit të aftë për të siguruar një marrëveshje të jashtëzakonshme financiare transferimi. Sidoqoftë, ka pasur sugjerime se klubi nga Merseyside mund të hyjë në garë, nëse Mbappe vendos të largohet nga Parisi. Sagnol beson se Liverpool do të ishte i përshtatshëm për bashkatdhetarin e tij. Ai thotë se ka të gjitha arsyet për të besuar se loja e Mbappe mund të prekte lartësi edhe më të mëdha, nëse i jepej mundësia të punojë me një nga trajnerët më të mirë në veprim.

Sagnol i tha “SportBild”: “Liverpool ka një avantazh të madh. Klopp është një trajner, me të cilin çdo lojtar në botë do të dëshironte të punonte. Mbappe do të bëhej edhe më i mirë nën urdhërat e tij. Jurgen kërkon shumë punë mbrojtëse nga sulmuesit e tij, aspekt në të cilin Mbappe nuk është akoma i mirë. Ai mund të përmirësohet edhe në fazën difensive, vecanërisht duke punuar me një trajner si Klopp. Pa dyshim. Mbappe mund të bëhet mbret me Jurgen Klopp te Liverpool”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu