Francë/ Macron mbështet ministrin e ri të brendshëm, të hetuar për përdhunim

0
Gjigandi

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe qeveria e tij kanë dhënë sot mbështetjen për emërimin si ministër i brendshëm i Francës të një njeriu që po hetohet me akuza përdhunimi.

Gérald Darmanin i mohon akuzat se ka përdhunuar Sophie Patterson-Spatz në vitin 2009 kur ajo erdhi te ai për të kërkuar ndihmë ligjore.
Darmanin thotë se ata kishin bërë seks konsensual dhe akuzon atë për shpifje.
Por ngritja e papritur e profilit të tij shkaktoi tronditje të grupet feministe dhe te kritikët e qeverisë.
Në fundjavë Macron nisi rotacionin e qeverisë pas humbjeve të rënda në zgjedhjet lokale për partinë e tij La République En Marche (LREM).
Edouard Philippe dha dorëheqjen si kryeministër dhe u zëvendësua në të njëjtën ditë nga politikani i qendrës së majtë Jean Castex.
Emërimi i avokatit të famshëm kriminal Éric Dupond-Moretti si ministër i brendshëm nuk është pritur mirë.
Sophie Patterson-Spatz akuzon se ministri i sapoemëruar e ka përdhunuar në 2009, kur ajo punonte me partinë e qendrës së djathtë UMP.
Asokohe Darmanin ishte këshilltar në veri të Francës. Patterson-Spatz thotë se u ndje nën presion për të bërë seks me Darmanin kur shkoi te ai për ndihmë ligjore në lidhje me heqjen e dënimi të pezulluar për shantazh.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu