​Fotoja e parë e një vrime të madhe të zezë në qendër të galaktikës sonë

0
​Fotoja e parë e një vrime të madhe të zezë në qendër të galaktikës sonë
Gjigandi

Shkencëtarët e mbledhur në bashkëpunimin e Teleskopit Event Horizon (EHT) kanë publikuar fotografinë e parë të një vrime të zezë super masive që ndodhet në qendër të galaktikës sonë – Rruga e Qumështit.

Fotoja është publikuar në një konferencë për media të mbajtur sot. Ajo u krijua falë punës së sinkronizuar të tetë radio teleskopëve në mbarë botën.

Vrima e zezë në qendër të galaktikës sonë, e quajtur Shigjetari A*, ka një masë katër milionë herë më të madhe se masa e Diellit tonë. Është rreth 26.000 vite dritë larg.

I njëjti bashkëpunim është përgjegjës për krijimin e fotografisë së parë të një vrime të zezë të krijuar ndonjëherë, e cila u publikua në vitin 2019.

Vrimat e zeza janë jashtëzakonisht të vështira për t’u kapur, pasi ato janë të padukshme për faktin se graviteti i tyre është aq i madh sa as drita nuk mund të “shpëtojë” prej tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu