Një burrë në Indi është duke u konsideruar hero ë vendin e tij, pasi shpëtoi nga sulmi i një ariu një tjetër burrë.
Në videon e bërë virale, ariu ka zënë përfund 57-vjeçarin Ghulam Qadir dhe po përpiqet ta kafshojë. Në këtë moment ndërhyri 27-vjeçari Umer Hajm, i cili përdori një shkop prej druri për të larguar egërsirën. Për fat të mirë viktima ka arritur të pësojë vetëm disa plagë të lehta, shkruajnë mediat e huaja.
“Isha duke shkuar në dyqan dhe shikova një ari duke sulmuar një burrë. Reagova në mënyrë instiktive, gjeta një shkop prej druri aty pranë dhe nisa të godisja kafshën, e cila pas disa goditjeve u largua. Qëllimi im i vetëm në atë momente ishte të ndihmoja një të moshuar nga një vdekje e mundshme”, u shpreh Umer Hajm.
Burimi: top-channel.tv