I akuzuari për vrasjen e tetë policëve vritet gjatë tentativës së arratisjes

0
Gjigandi

Një burrë i akuzuar për vrasjen e tetë policëve në Indi është qëlluar për vdekje sot teksa raportohet se tentoi t’i shpëtonte autoriteteve pas arrestimit.

Vikas Dubey kishte qenë në arrati prej një jave pasi ai dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë vrarë oficerët gjatë një shkëmbimi zjarri në shtëpinë e tij në Kanpur, në krahinën veriore të Uttar Pradesh, më 2 korrik.
Dubey u arrestua të enjten pranë zonës së ngjarjes. Por teksa oficerët po e transferonin drejt qytetit të Kanpur të premten, automjeti i tyre u përmbys nga shirat e dendur, tha policia.
Kreu i policisë së zonës Dinesh Kumar tha për mediat se Dubey mori armën e një oficeri dhe tentoi të largohej me të, ndërsa më pas u vra në përpjekje me policinë.
“Policia e ndoqi dhe e rrethoi, duke i kërkuar të dorëzohej. Por ai nuk pranoi dhe qëlloi ndaj policëve me armën që kishte marrë. Policia ktheu zjarrin për vetëmbrojtje,” shtoi ai.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu