FOTO/ Nuk e dinte se ishte shtatzëne, 32-vjeçarja lind në tualet…

0
Gjigandi

Një grua në Britaninë e Madhe, e cila kishte përdorur pilula kontraceptivë për të parandaluar një shtatzëni të katërt, thotë se nuk e dinte se ishte shtatzëne, derisa  solli në jetë vajzën në tualetin e shtëpisë. Grace Meachim, 32-vjeçe ka rrëfyer se nuk e dinte se ishte shtatzëne deri në momentin kur një mbrëmje shkoi në tualet dhe kuptoi se i kishte ardhur momenti i lindjes.

“Thërrita James dhe djalin, Tyler, i thashë që të telefonojnë ambulancën sepse një fëmijë do të vinte në jetë së shpejti. Por Siena e vogël erdhi në jetë para se ambulance të vinte. Më pas ne u drejtuam në spital dhe më thanë  se gjendja e saj shëndetësore ishte shumë mirë”, u shpreh Grace.
Më tej ajo shtoi:
“Unë nuk kisha pësuar asnjë simptomë, as dhimbje, asgjë. Kjo ishte një surprizë e bukur, shumë e veçantë për ne. Ky fëmijë duhet të vinte në jetë dhe ajo është tani këtu me ne. Jemi një familje e madhe dhe e lumtur”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu