FOTO-MEME/ Pasi humbi pasuritë e tij në Gjykatë, Ylli Ndroqi këshillon Belind Këlliçin se si të fitojë Tiranën

0
Gjigandi

Biznesmeni Ylli Ndroqi dhe kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi janë parë bashkë në festën e organizuar në kuadër të 32-vjetorit të ish-gazetës Rilindja Demokratike.

Nga fotot e siguruara nga festa, shihet se Ndroqi dhe Këlliçi po bëjnë një bisedë mjaft serioze pasi të dy janë shumë të përqëndruar. Mos vallë biseda e tyre lidhet me ‘këshillat’ dhe ‘hilet’ që biznesmeni mund të jetë duke i mësuar kandidatit të PD për të rrëmbyer “triumfin e fitores” në zgjedhjet e 14 majit? Epo një ‘humbës’ nuk mund të jetë një këshilltar i mirë.

Kujtojmë se biznesmeni Ylli Ndroqi është evidentuar nga Departamenti i Thesarit në ShBA dhe është futur në listën e zezë duke u sanksionuar dhe ekonomikisht.  Nga ana tjetër SPAK ka sekuestruar gjithashtu disa nga pasuritë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu