Foto/ Ermal Meta anulon koncertet, shkak gjendja shëndetësore

0
Gjigandi

Këngëtari Ermal Meta ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtari bën me dije se një pjesë të fytyrës dhe të kokës i fryhen.

“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot  po njësoj. Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”, shkruan ai.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Ermali u detyrua të anulonte disa angazhime pune.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu