Foto/ Arrestim barbar, policët në Brazil shtrinë në tokë të moshuarën dhe e shkelin me këmbë mbi qafë

0
Gjigandi

Dy policë në Sao Paulo të Brazilit, janë pezulluar nga detyra dhe janë vendosur në hetim, pasi njëri prej tyre shkeli me këmbë mbi qafë një të moshuar me ngjyrë. Në pamjet e bëra virale, shikohen dy policët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, duke arrestuar pronaren e një bari dhe djemtë e saj.

Për ta mbajtur të neutralizuar, polici e shkel me këmbë mbi qafë. Pamjet kanë nxitur reagimin e mjaft qytetarëve, pasi një skenë e tillë është e përafërt me vdekjen e Geroge Floyd në SHBA. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Guvernatori i Shtetit, Joao Doria.
Ai njoftoi se oficerët janë pezulluar nga detyra dhe shtoi se skena të tilla në të ardhmen nuk do të tolerohen.
“Ju bëj me dije se dy policët që morën pjesë në ngjarje janë arrestuar. Ngjarje të tilla kurrsesi nuk do të lejohen në të ardhmen. Oficerët e policisë duhet të transmetojnë një sjellje shembullore e qytetare”,u shpreh guvernatori.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu