Flutura Açka, propozim për zgjidhjen e krizës në PD: Bashkimi nis nga vetësakrifikimi i Berishës

0
Flutura Açka, propozim për zgjidhjen e krizës në PD: Bashkimi nis nga vetësakrifikimi i Berishës
Gjigandi

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka propozuar sot një zgjidhje për krizën në PD duke sugjeruar formimin e Këshillit të Urtëve si dhe ngritjen e Këshillit të Bashkimit.

Açka sugjeron që bashkimi të nisë me sakrificën e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në shkrimin e saj, Açka propozon ngritjen e Këshillit të Bashkimit të Partisë Demokratike, shpalljen e bashkimit të plotë të Partisë Demokratike nën një logo, nën një slogan, si dhe shpalljen e një amnistie të plotë politike, morale, etike, shpirtërore mes demokratëve

Ajo gjithashtu kërkon “shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të njëanshme të kryera deri tani në strukturat vendore nga Komisioni i Rithemelimit, shpalljen e hapjes së fushatës për kreun e PD, shpalljen e muajit Shtator si koha për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD-së dhe për Kryetarët e Degëve në rrethe”.

Flutura Açka e ka nisur shkrimin e saj me “Platforma Curzio” duke sugjeruar se është zgjidhja e duhur për demokratët të cilët janë të përçarë edhe pse Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu