Flet kreu i ri KLP-së: Së shpejti rezultate kundër korrupsionit të lartë, ja çfarë pritet

0
Flet kreu i ri KLP-së: Së shpejti rezultate kundër korrupsionit të lartë, ja çfarë pritet
Gjigandi

Alfred Balla kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë tregoi për “Top Talk” hapat që po ndiqen kundër korrupsionit në vendin tonë.

Niveli i korrupsionit në Shqipëri ka qenë në nivele të larta, por muaj e fundit me ndërhyrjen e SPAK gjërat po ndryshojnë, sipas tij.

“Absolutisht, unë kam qenë simpatizant dhe kam përkrahur edhe kur kam qenë pjesë e shoqërisë civile. Kam besim të plotë tek SPAK rezultatet kanë qenë konkrete”

, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, përmirësimi i situatës kërkon një kohë të caktuar relativisht të lartë pasi hetimet kërkojnë një periudhë kohore për të arritur në përfundime.

RonaTyra

“Mos pretendoni që të vijë një rezultat me gjashtë muaj ose me një vit hetime, pritshmërinë janë që të bien në rrjetë njerëz të fuqishëm që nuk janë cënuar deri më sot nga drejtësia”,

shtoi më tej ai.

Sipas tij jo çdo prokuror i larguar ka qenë i korruptuar, pasi ka pasur edhe raste me mungesë dokumentacioni, në të cilën janë kryer veprimet e nevojshme.

Kreu i KLP-së tha se ligjet në emërimin e prokurorëve kanë ndryshuar duke nisur që nga lëvizjet në poste, ku për një lëvizje paralele ose ngritje në detyrë gjithçka studiohet dhe bëhet një garë demokratike, ndërsa theksoi se në bazë të punës bëhen vlerësimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu