Ish futbollisti i mirënjohur, Fisnik Lyta, uron me përzemërsi 25 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Lyta, një personalitet që nuk e ka shoqin, ish futbollist i Trepçës NGA Mitrovica në vitet e 80-ta kur ishin në ligën e dytë ish jugosllave, ish futbollist i Dukagjinit të Klinës, kur u bën kampion në kohën e okupimit, ka fjalë të mëdha për gazetën “Bota sot”.
“Urime 25 vjetori i gazetës ‘Bota sot’.
Kontributi i juaj është i pazëvendësueshëm në ngritjen dhe mbajtjen gjallë të sportit, si në kohët më të vështira ashtu dhe pas luftës.
Jeni informues i të gjitha sporteve dhe ngjarjeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Urime ‘Bota sot”, uron Lyta, emër i madh i futbollit.