Fisi i Haklajve i shuajti familjen/ Historia e Eldi Dizdarit që e nisën jashtë për t’i shpëtuar vdekjes

0
Gjigandi

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, i arrestuar sot dhe i konsideruar si një nga krerët e kokainës në Shqipëri, ka pasur një fëmijëri të vështirë. I rritur në Tropojë në vitet e vështira të ’98 ka përjetuar vrasjen e të atit.

Në vitin 1998, babai i Dizdarit, Naimi është ekzekutuar nga fisi i Haklajve. Bashkë me të në momentin e pritës ishte dhe daja e Eldit, Avdyl Matoshi, i cili pësoi të njëjtin fat me kunatin. Nuk kaloi shumë kohë dhe nga e njëjta dorë edhe xhaxhai i tij, Qazim Dizdari për arsye që ende nuk janë zbardhur nga Policia dhe Prokuroria.

Ajo që bie në sy është fakti që babai Eldit është vrarë në janar të vitit 1998, një ditë pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt dhe Demirit në aksion që lidh Sopotin dhe Qafën e Lushës. Po atë periudhë është vrarë edhe Gjin Kolbuçaj dhe Naim Dizdari.

Tropoja numëron qindra të vdekur gjatë periudhës 1997-2000, për motive që nuk janë zbardhur edhe sot. Po e njëjta gjë vlen dhe për autorët. Për vrasjen e trefishtë në familjen e Dizdarit, akuzohen vëllezërit Haklaj, por nuk ka një emër cili nga ta ka qëlluar dhe ka vrarë. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që në ekzekutimin ta kenë kryer njerëz të tjerë pranë familjes që vendoste “ligjin” në Tropojën e atyre viteve.

RonaTyra

Në atë kohë pas vrasjes së Shkëlqim Haklaj, në Tropojë u tha se vetë Fatmiri, ende shef i Komisariatit, kishte shkuar në spital dhe kishte thënë vetëm: Bukur të paskan qëndis vëlla! Në këtë moment, Fatmiri u largua dhe u rishfaq sërish vetëm të nesërmen, kur në shtëpi po përgatiteshin që të vëllain ta dërgonin për në banesën e fundit. Thuhej se Fatmiri ishte betuar për hakmarrje, të cilën mesa duket ishte kujdesur vetë që ta kryente pa asnjë gabim. Ndoshta kjo është edhe arsyeja e ekzektutimit, por tanimë dosja ka zënë “pluhur” pa u zbardhur kurrë./vala

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu