Finalja e Tiranës përlot Jose Mourinhon, s’e kishim parë kurrë kështu (video)

0
Finalja e Tiranës përlot Jose Mourinhon, s’e kishim parë kurrë kështu (video)
Gjigandi

Roma e sheh veten në një finale evropiane pas 31 vitesh. Dhe këtë e bëri nën drejtimin e José Mourinhos. Verdhekuqtë, me fitoren 1-0 (gol nga Tammy Abraham) në “Olimpico” ndaj Leicesterit, fituan të drejtën për të qenë në aktin e fundit të edicionit të parë të Ligës së Konferencës.

Pra, do të jnë në finalen e madhe të Tiranës, më 25 maj. Trajneri i klubit kryeqytetas, menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë, ka çliruar tensionin e madh me një britmë gëzimi, duke e kthyer shikimin nga fansat e tij.

Po, po; Mourinho ka qarë pas sigurimit të finales me Romën. Lotë që u publikuan në rrjetet sociale edhe nga kanalet zyrtare të Romës, e cila vendosi t’i bënte nderime trajnerit të vet, duke treguar gjithë lidhjen me ata tifozë që prej muajsh e kanë adoptuar si liderin që prisnin prej vitesh.

#Mourinho a fine partita era praticamente in lacrime. Perché una vittoria é sempre una vittoria, e questa vale davvero tanto. Per lui e per la Roma. #ASRoma #RomaLeicester pic.twitter.com/l5sokUlEbW

– Jacopo Aliprandi (@AliprandiJacopo) May 5, 2022

RonaTyra

Nuk do të jetë Champions League, ku Carlo Ancelotti do të jetë protagonist me Real Madridin e tij, por për trajnerin portugez është një tjetër finale në kompeticionet evropiane të klubeve. Një trajner asnjëherë banal, i vlerësuar prej muajsh nga tifozët e Romës që prej vitesh kërkonin një guidë karizmatike (jo vetëm në nivel tekniko-taktik), të aftë për të ngritur ambiciet e një skuadre që thuajse gjithmonë ka munguar në finalet e mëdha.

Dhe viti 2022 mund të jetë ai i qendrës së vëmendjes. Sepse tashmë, takimi për finalen është një datë e shënuar me të kuqe (dhe të verdhë) në kalendar: 25 maj, në Tiranë. Roma do të përballet me skuadrën holandeze të Feyenoord-it, e cila në gjysmëfinalen tjetër eliminoi skuadrën franceze të vlerësuar të Marseille.

Klubi verdhekuq, në vijim të një strategjie ndjeshmërie me publikun, ka vendosur t’iu sigurojë falas 166 tifozëve biletat për finalen në Shqipëri. Bëhet fjalë për ata 166 guximtarë që më 21 tetor u përballën me një udhëtim të gjatë për të arritur në Norvegji dhe për të ndjekur skuadrën e zemrës në humbjen katastrofike 6-1 ndaj Bodø / Glimt.

Ajo disfatë përvëluese dhe shkatërruese që dukej se kishte minuar të gjitha siguritë e fillimit të sezonit, tani përfaqëson lakmusin e një viti që mund të jetë historik për klubin kryeqytetas italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu