Spaleti bën gjestin emocionues në konferencën për shtyp, italiani shfaqet me dy trëndafila: Këto janë për…

0
Gjigandi

Përpara takimit me Torinon, trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, është shfaqur në konferencën për shtyp me dy trëndafila në dorë.

Arsyeja e këtij veprimi nuk ka dashur të përshkruhet gjatë nga italiani, i cili tregon se janë për të kujtuar Mahsa Aminin dhe Hadit Naxhafin.

Kjo e fundit ishte vajza e re e cila vdiq para disa ditësh në Iran, pasi ishte arrestuar nga policia për arsyen se nuk e kishte veshur shaminë për të mbuluar flokët.

Mahsa Amini, e cila ishte vrarë në një protestë në mars, u bë simboli i protestave për vdekjen e Naxhafit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu