Arbër Hajdari ndan foton e parë si dhëndër

0
Gjigandi

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli do t’i japin fund beqarisë me 1 tetor. 24 orë nga dasma e madhe, ish-opinionisti i “Big Brother Vip” ka ndarë në Instastory një foto nga klipi i dasmës.

Arbri shfaqet i veshur me kostum, duke zbuluar unazën si një detaj të rëndësishëm, por pa treguar portretin e tij.

Kujtojmë që më herët, ai ka zbuluar se me partneren e tij bashkëjetojnë prej disa muajsh. Arbri ka rrëfyer gjatë një interviste edhe se si është njohur.

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, është shprehur ai disa muaj më parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu