Ekspertët e ndryshimeve klimatike paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, ekziston mundësia që akullnaja Thwaites në pjesën perëndimore të Antarktidës, e konsideruar si më e rëndësishmja në botë, të shkaktojë me shkrirjen e saj rritjen e nivelit të ujërave ne dete me gjysmë metri.
Dhe nuk mbaron me kaq: ekspertët druhen se shkrirja e Thwaites do të ndikonte në lirimin e masave tjera të akullta në këtë zonë të Antarktidës, që mund të çojë në rritjen e nivelit të ujit deri në dy apo tre metra. Nëse do të vihej deri në këtë pikë, pasojat do të ishin katastrofike. Për këtë arsye, shkëncëtarët e quajnë “Thwaites” si “akullin që sjell e fundit të botës”.
Shkencëtarët në fillim të vitit kanë hulumtuar mbi praninë e ujërave të ngrohta në pikat kyçe të akullnajës, që do të duhej të shpjegonin arsyen e shkrirjes. Thwaites ka një sipërfaqe prej më shumë se 119.000 kilometra katrorë, apo përafërsisht sa Mbretëria e Bashkuar. Shkrirja e akullit nga Thwaites që derdhet në detin Amudsen përbën katër përqind të rritjes globale të nivelit të ujit në det, por shkencëtarët paralajmërojnë se do të ketë akoma rritje të temperaturave në botë.
“Një nga pyetjet më të shpeshta që shtrohet është se sa shpejtë Thwaites do të bëhet i paqëndrueshëm. Më duket që jemi buzë greminës. Ai është çelësi për akullnajat e tjera në pjesën perëndimore të Antarktidës”, deklaron Paul Cutler, drejtor i programit që analizon akullnajat në këtë rajon.
Antarktida ka 90 përqind të akullit në planetin Tokë, e në dallim dallim nga Arktiku pjesa më e madhe e masës së akullt të saj gjendet në zonën tokësore.
Burimi: top-channel.tv