Klubi i Superligës së Kosovës, Dukagjini nga Klina po bëhet me fushë ndihmëse.
Punimet për fushën ndihmëse te Dukagjinit kanë filluar sot dhe priten të përfundojnë mbrenda një kohe të shkurtë.
Faza e parë e punimeve ka filluar në qytetin e Klinës, ku ‘Sheshi’ ka siguruar fotografitë nga vendi ku po ndërtohet fusha.
Kujtojmë që klubi i Dukagjinit është në vendin e fundit në Superligën e Kosovës me vetëm 10 pikë, dhe kështu nga edicioni tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë.