Fifi thotë se do të dëshironte të bënte një bashkëpunim me Tunën

0
Fifi thotë se do të dëshironte të bënte një bashkëpunim me Tunën
Gjigandi

Filloreta Raci- Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.

Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.

Por, përveç kësaj së fundmi 28-vjeçarja ka gjetur kohë që të iu përgjigjet disa pyetjeve të fansave rreth jetës private dhe karrierës.

Foto: Fifi/Instagram

RonaTyra

E pyetur nga një ndjekës se “me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bëjnë një këngë”, Fifi tha emrin e këngëtarë e njohur shqiptare, Tunën.

Fifi etiketoj në postim artisten nga Shkupi, ndërsa të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory  ku shkruan “A jem”.

Foto: Tuna/Instagram

Nuk dihet nëse dyshja e famshme e kanë një planë të realizojnë një këngë së bashku, por me siguri do të pritej mirë nga fansat e tyre të shumtë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Fifit është bashkëpunimi me FJ PM dhe DJ Dagz “Hana”, në anën tjetër, Tuna solli këngën “Sunny Hill” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin që ishte pjesë e albumit “Dafinë moj”.

Ndryshe, Fifi përveç angazhimeve profesionale prej muajsh po shijon edhe një lidhje dashurie me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, Adis Patushin. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu