Fifi shfaqet e lumtur përkrah partnerit, bën dedikimin romantik: Përtej gjithësisë me ty

0
Fifi shfaqet e lumtur përkrah partnerit, bën dedikimin romantik: Përtej gjithësisë me ty
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi përvec për karrierën e saj të suksesshme është mjaft e komentuar edhe për jetën e saj private.

Ajo javë më parë bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, e për të cilin nuk i ka kursyer dedikimet e shumta dhe postimet në rrjetet sociale.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa këngëtarja nga Ferizaj postoi disa imazhe ku shihet e lumtur përkrah tij dhe i dhuron puthje.

Foto: Fifi/Instagram

RonaTyra

“Përtej gjithësisë, me ty, vetëm me ty”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotove, të cilat u pasuan me komente të shumta nga ana e fansave.

Ndërkohë, kujtojmë që krahas lidhjes së re, këngëtarja po vazhdon me koncerte të shumta dhe projekte muzikore.

Foto: Fifi/Instagram

Kënga e saj e fundit “Hana” erdhi në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz, e që u prit mirë nga fansat dhe deri tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube.

Kujtojmë që të tre artistët ishin pjesë të Big Brother VIP që përfundoj më 18 shkurt. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu