Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon përpjekjet për të ndihmuar futbollin dhe klubet ndaj krizës me pandeminë Kovid 19.
Këshilli Drejtues i FFM-së, ka marrë vendim që të heq kotizimin për klubet që garojnë në Ligat e Dyta dhe të Treta, me çka në sezonin e ri garues 2020/21, të gjitha klubet e vendit janë të liruara nga pagesa për pjesëmarrje.
Heqjen e kotizimit për ekipet e Ligës së Dytë dhe të Tretë, Këshilli Drejtues i federatës e miratoi si një nga masat thelbësore në “luftën” e klubeve të futbollit në vendin tonë me krizën e pandemisë “Covid 19”.
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar, i liroi nga pagesa e kotizimit edhe ekipet e Ligës së Parë.