FFK: T’i respektoni procedurat 

0
31
Gjigandi

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një vendim të rëndësishëm.

“Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se gjatë vazhdimit të garave në ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës dhe të Ipko Superligës, ashtu si deri më tash do të keni mundësi qasjeje në stadiume, por duke e respektuar procedurën për akreditim, si dhe duke i respektuar në përpikëri udhëzimet që janë të parapara nga IKSHPK, për masat mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës në luftën kundër Covid-19.

Lexo edhe:  Manchester City afër transferimit të Bennacer

Gazetarët / kameramanët / fotoreporterët duhet që paraprakisht të bëjnë akreditimin te klubi që e zhvillon ndeshjen si vendës, së paku deri një ditë para ndeshjes në orën 12:00).

Po ashtu, duhet të keni parasysh të respektoni transmetuesin e ndeshjeve sikurse deri më tash dhe të mos bëheni pengesë në punën e tij, qoftë gjatë ndeshjes apo pas ndeshjes në marrjen e deklaratave nga protagonistët”, njofton FFK..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu