Feriz Parllaku – gjyqtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

0
Gjigandi

Gjyqtarët janë heronjtë e viteve të 90-ta (1991-1999). Gjyqtarët në secilën disiplinë sportive dhanë kontribut të madh në mbarëvajtjen e garave të Republikës së Kosovës.

Feriz Parllaku, i takon Gjeneratës së Republikës! Gjyqtarë që ndante drejtësinë në dy sporte: futboll dhe në hendboll! 

Ai referoi me krenari e sukses të madh në kohërat më të vështira, ku jeta ishte në rrezik në çdo moment. 
Parllaku kurrë nuk u ndal dhe as që e frikësuan kërcënimet e njëpasnjëshme të regjimit kriminal të Serbisë.

Është gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosova si në futboll po ashtu edhe në hendboll. 

Gjyqtar i guximshëm dhe që referonte me profesionalizëm të lartë. Sot është vëzhgues i futbollit, ndërsa ndihet i lumtur që ka sakrifikuar gjithçka për mbajtjen gjallë të sportit, i cili me një armatë sportistësh iu kundërvunë okupatorit serb.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu