Mbrojtësi i klubit anglez West Brom, Nathan Ferguson, është bërë shënjestër e dy skuadrave të mëdha të Premier Ligës.
Sipas Birmingham Mail, futbollisti 19 vjeçar ka treguar aftësi të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni dhe kështu ka kapur vëmendjen e skuadrave si Arsenal dhe Tottenham, shkruan Goal.
Kujtojmë se kontrata e Ferguson me klubin West Brom pritet të skadojë gjatë verës së këtij viti.