Fenomeni i rrallë në Shëngjin zgjati dy ditë, uji rikthehet në vijën ku ishte

0
Fenomeni i rrallë në Shëngjin zgjati dy ditë, uji rikthehet në vijën ku ishte
Gjigandi

Ujërat e detit në Shëngjin janë rikthyer aty ku ishin më parë.

Këtë e dëshmojnë objektet të cilat tashmë janë mbuluar sërish nga uji.

Superzbatica e cila ndodhi ditën e ekuinoksit pranveror, tërhoqi vëmendje të madhe, pasi deti u tërhoq me rreth 20 metra, fenomen që nuk kishte ndodhur prej 50 vitesh.

Lidhur me fenomenin në fjalë, të mërkurën gjatë ditës, ka folur edhe Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në një postim në Facebook, Metalla ka shpjeguar se fenomeni i tërheqjes së detit nuk është i rrallë, duke zbuluar se ai vetë ka parë një fenomen të tillë të ngjashëm në vitin 2018.

RonaTyra

“Në fakt uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen me emërtimin batica dhe zbatica të cilat ndodhin në mënyrë periodike afro çdo 6 orë,” ka thënë Metalla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu