Fenerbahce anulon stërvitjen

0
Gjigandi

Skuadra e madhe turke e futbollit, Fenerbahçe, të martën i është nënshtruar testimit për koronavirus.

Rezultati është bërë i ditur të enjten mbrëma, ndërsa është konfirmuar se një punëtor në qendrën stërvitore ka dalë pozitiv.

Ndërkohë Fenerbahçe ka njoftuar se një i punësuar tjetër është në dyshim për mundësinë të jetë me koronavirus.

Dy të punësuarit do të testohen sërish të premten.

“Si rezultat i kësaj, stërvitja e nesërme e ekipit është anuluar”, ka njoftuar Fenerbahçe.

RonaTyra

Te Fenerbahçe luan sulmuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu