Talenti përfitoi pasi Rennes kishte mungesa të shumta

0
Gjigandi

Mesfushori i talentuar francez, Edoardo Camavinga, doli këtë sezon në skenën gjigante të futbollit, pas debutimit të tij të shkëlqyer kundër kampionëve në fuqi të Francës, PSG-së.

Talenti përfitoi pasi Rennes kishte mungesa të shumta dhe Camavingas, iu besua nga minuta e parë.

Pasi bëri një ndeshje të shkëlqyer, 17 vjeçari ra menjëherë në syrin të gjithëve. Ai vazhdoi të impresionojë edhe në takimet pasardhëse dhe tashmë, është titullar i padiskutueshëm i Rennes. Paraqitjet e tij shumë të mira, kanë bërë që disa ekipe “big”, të interesohen për kartonin e tij.

Real Madrid është një nga ekipet që synon firmën e mesfushorit 17 vjeçar, por Camavinga, i refuzoi hapur me deklaratën e tij: “Më vjen mirë që klube të mëdha si Real Madrid interesohen për mua, por unë jam shumë i lumtur te Rennes”. Një deklaratë që mori menjëherë vëmendjen e madhe të medieve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu