Capello: Madridi i dha fund monopolit të Barcelonës

0
Gjigandi

Ish-trajneri i Real Madrid, Fabio Capello, po shijon edhe më shumë pushimet e tij në Marbella tashmë me Realin kampion.

Italiani drejtoi ‘Mbretërit’ në vitin 1997 dhe 2007, por tani ata i sheh vetëm si një tifoz. Duke folur për ‘Marca’, Capello ka thënë se ky titull i Real Madrid ka thyer monopolin e Barcelonës.

“Titulli ishte i merituar. Ata luajnë futbollin më të mirë në ligë, shënuan gola dhe nuk pësuan”, ka thënë Capello.

“Madridi i dha fund monopolit të Barcelonës dhe shfrytëzuan avantazhin. Por duhet të jemi të qartë – Madridi fitoi titullin me meritat e veta, jo për gabimet e të tjerëve”, ka shtuar Capello.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu