“Feja s`ka faj”, psikiatri që mjekonte Blerta Josifin: Vuante nga çrregullimi që nga 2015

0
Gjigandi

Mjeku psikiatër Sadik Lala ka pasur paciente Blerta Josifin, vajza e mbiejtuar nga tragjedia e Kombinatit në Tiranë, ku u vetëflijuan duke mos ngrënë nëna dhe motra e saj.

Psikiatri thotë se Blerta ka pasur çrregullime depresive.

“Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime. Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas. Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë. Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën.

Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave. Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015. Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time. Erdhi e shoqëruar nga e motra. Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues.

RonaTyra

E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket. 45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta.” tha mjeku psikiatër Sadik Lala për top channel.

Ju doktor, e keni mjekuar me Calixta. Teksa lexonim për të na rezulton, që përdoret edhe për persona që bëjnë mendime për vetvrasje. Po Blerta a kishte mendime të tilla?

Mjeku: Rreziku i antidepresantëve është në ditët e para, 2-3 javët e para, sepse mund të kenë efekte anësore të çfarëdoshme, qoftë edhe mendime për vetëvrasje. Përsa i përket emisioneve televizive ku i mëshohet “Dëshmitarëve të Jehovait”, në një zallamahi e kakofoni gjithologësh, por unë jam profesionist dhe do flas si i tillë, që për mua është kryesore depresioni i rëndë.

A ka gjasa që të shërohet depresioni?

Mjeku: Sigurisht që po. Një pjesë shumë e madhe e depresionit shërohet. Një pjesë mbahet nën kontroll më mjekime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu