Fehmi Podvorica – lojtar i shquar i Gjeneratës së Republikës 

0
Gjigandi

Të jesh sportistë në vitet e 90-ta, ka qenë njësoj sikur të jesh në front të luftës përballë milicisë së pushtuesit serb. 

Sportistët sa e sa herë u maltretuan e u rrahën, që besa u morën në biseda informative dhe disa edhe u burgosën në vitet e 90-ta, por kurrë nuk u dorëzuan.  

Të kalosh nëpër punktet famëkeqe të milicisë serbe, ka qenë sikur të futesh në vijën e parë të luftës.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Fehmi Podvorica. 

Ai ka qenë futbollist i shquar, i cili me mijëra sportistë shqiptar treguan guxim, e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke iu kundërvu fuqishëm agresorit serb.

Podvorica është krenar që i takoi Gjeneratës së sakrificës dhe që i rezistuan regjimit kriminal serb, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës, në fusha të vështira e të improvizuara. 

RonaTyra

Ai sot është i lumtur që i sheh djemtë e vajzat tona, duke lozur në stadiume dhe palestrat sportive, pa u penguar nga askush dhe që garojnë edhe në garat ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu