FBI-ja heton yllin e Instagramit

0
Gjigandi

Ramon Abbas shpaloste në rrjetet sociale një jetë luksoze me avionë privatë, veshje stilistësh të njohur e makina super të shtrenjta.

2.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram e njihnin si Ray Hushpuppi (Rej Hashpapi), një njeri që merrte helikopterët nga apartamenti në Dubai dhe shihej vetëm me çanta pazari që mbanin mbishkrimin Gucci, Versace e Fendi.

Në mediat sociale, postonte video të vetes duke hedhur në ajër para kesh si të ishin letra, dhe ndjekësve u thoshte se ishte agjent i pasurive të paluajtshme.

Por, stili i tij ekstravagant i jetesës tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, të cilat zbuluan se ky luks financohej përmes skemave të hakerimit, me të cilat pastroheshin miliona dollarë të vjedhura nga kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Postimet e tij pompoze lanë gjurmë digjitale të provave të cilat, hetuesit i përdorën më pas për ta lidhur me shkeljet që e çuan në pranga.

RonaTyra

Zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe bastisën apartamentin e tij në Dubai, e arrestuan dhe ia dorëzuan FBI-së që e çoi në Chicago. Nga aty do të transferohet më tej në Los Angeles për t’u përballur me akuzat e pastrimit të miliona dollarëve përmes skemave të krimit kibernetik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu