Fansat po spekulojnë se Kourtney Kardashian është shtatzënë.
Të premten (12 mars), ylli televiziv postoi një seri fotografish të saj dhe të fejuarit Travis Barker teksa po shijonin diell në Laguna Beach të Kalifornisë.
Ajo që mori vëmendje ishte se dy fotot e postuara ku ajo shihet e veshur në bikini, janë realizua nga pas dhe tregojnë të pasmet e saj.
Foto: Kourtney Kardashian/Instagram
Në një foto tjetër, themeluesja e “Poosh” është e veshur me një xhup të gjerë dhe xhinse.
Kjo ka bërë që fansa të shumë të vërshojnë në komente duke aluduar se motra e famshme nga klani Kardashian po bëhet nënë përsëri.
“Ajo është shtatzënë me siguri! Ijet po mbushen. Unë them vajzë në rrugë”, komentoi një fans, shkruan
42 vjeçarja, ndau gjithashtu një foto të një hamburgeri vegan dhe patate të skuqura duke etiketuar darkën e Lucky’s Malibu.
Dhe në Story-n e saj në Instagram, ajo foli për “dëshirat” e saj dhe atë që ha për t’i luftuar ato.
Kjo nuk është hera e parë që fansat mendojnë nëse ajo po pret një fëmijë
Dhjetorin e kaluar, Kardashian postoi një foto intime të saj në një xhakuzi me stomakun nën ujë, duke lëna fansat të habitur nëse është sërish në pritje për tu bërë nënë.
Kardashian është përgatitur për mundësinë e më shumë fëmijëve, duke zbuluar në emisionin “Lady Parts” në YouTube të Ellen Degeneres se ka ngrirë disa vezë.
Foto: Kourtney Kardashian/Instagram
“Shpresojmë se ata janë ulur atje mirë. Po, ju kurrë nuk e dini”, i tha ajo prezantueses Sarah Hyland.
Kardashian ka tre fëmijë me ish të dashurin, Scott Disick, djemtë Mason dhe Reign, si dhe vajzën Penelope.
Barker i propozoi Kardashian-it tetorin e kaluar pas lidhjes romantike për nëntë muaj.
Bateristi i Blink-182, 46 vjeç, ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, vajzën Alabama dhe djalin, Landon.
/abc24.al/