Fadil Sopin pak kush që nuk e njeh. Është njeri bujar dhe një sportist i gjithanshëm.
Ai u angazhua në disa sporte, hendboll, skijim dhe edhe me alpinizëm-bjeshkatari.
Sportist i gjithanshëm.
Njihet nga gjyqtarët më të mirë të hendbollit që ka pasur Kosova. Në kohën e okupimit dhe të pas luftës, një vëzhgues i përkryer i hendbollit.
I takon Gjeneratës së Republikës.
Ai më mijëra sportistë dhanë kontribut të madh në zhvillimin e aktiviteteve sportive në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit (1991-1999).
Ai sakrifikoi shumë dhe i bëri rezistencë okupatorit serb.
As kërcënimet e mëdha nga kuzhina e Beogradit nuk e zmbrapsën por Sopi kreu misionin e tij si një luftëtar i vërtetë në vijën e frontit sportiv, duke referuar në fusha të improvizuara në vitet e 90-ta.
Sopi sot është krenar që Kosova me sportistë po tregojnë rezultate dhe po marrin pjesë në garat evropiane.