Fabregas: Ligue 1 përfundoi shumë herët

0
Gjigandi

Cesc Fabregas ka dyshime e tij mbi  vendimin e LFP për t’i dhënë fund kampionatit në Francë.

Ligue 1 i Francës ishte kampionati i parë në top pesë ligat evropiane që i dha fund sezonit, duke shpallur edhe kampionin.

PSG u shpall kampione e Francës, për herë të tretë radhazi, pasi sezoni i anulua si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Megjithatë, për këtë vendim, dyshimet e tij ka Cesc Fabregas, i cili mendon se ishte herët që të mbyllej sezoni.

“Ishte  një vendim i madh ai që u bë dhe unë mund ta kuptoj pse ata vendosën ashtu”, ka thënë spanjolli.

RonaTyra

“Por, ndoshta ishte marrë pakëz herët, duke konsideruar se shumë liga të mëdha akoma po tentojnë të rikthehen”, ka shtuar Fabregas.

Fabregas aktualisht luan me skuadrën e Monaco, e cila garon pikërisht në Ligue 1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu