Patrice Evra ka zbuluar se ka marrë kërcënime me vdekje në vazhdën e racizmit me Luis Suarez nëntë vjet më parë, por insiston se ai nuk mban mëri ndaj ish-sulmuesit të Liverpool-it.
Ish-reprezentuesi francez, i cili njoftoi pensionimin e tij nga futbolli në fillim të kësaj jave, akuzoi Suarez se e quante atë një “zezak” gjatë një ndeshje të Premierligës midis Liverpool dhe Manchester United në ‘Anfield’ në tetor të vitit 2011.
Suarez më vonë pranoi se e përdori atë fjalë por mohoi që ishte me qëllim racist. Sidoqoftë, Shoqata e Futbollit e shpalli fajtor për sjellje të pahijshme dhe i dha një ndalim prej tetë ndeshjesh, si dhe një gjobë prej 40,000 mijë funte.
Tashmë pas tetë viteve, Evra është rikthyer të rrëfejë gjithçka për rastin që mori vëmendjen e botës.
“Kam marrë shumë letra vdekjeje”, tha ai për Daily Mail. “Për muaj të tërë, unë kisha një makinë të sigurisë parkuar jashtë shtëpisë time në Alderley Edge 24 orë në ditë”.
“Nuk ishte e lehtë për familjen time, por unë u rrita në rrugë të vështira në Les Ulis, kështu që për mua ishte si diçka normale. Por mbase për një person tjetër, ishte çmenduri. Edhe vëllai im thoshte: ‘Kini kujdes’ kur ne ishin në makinë ”, zbuloi Evra.