Samuel Eto’o duket se ka vetëm një skuadër në zemër.
Ikona kamerunase e futbollit, Eto’o, ka skuadrën e Inter në zemrën e tij, përkundër se pjesën më të mirë të karrierës e pati me Barcelonën.
Lojtari fitoi Ligën e Kampionëve me të dyja skuadrat, por duket se ‘Zikaltrit’ i kanë dhënë diçka më shumë atij.
Eto’o ka thënë se në fund, ai do të vdes si interist.
“Nëse je një interist një herë, ti do të vdesësh si interist. Është si është”, ka thënë Eto’o.
“Mourinho më bindi në mënyrë të thjeshtë: ai më dërgoi fanellën me numër 9 të Inter dhe më shkroi duke thënë se është e jotja dhe po pret për ty”, ka shtuar kamerunasi.
Eto’o fitonte Ligën e Kampionëve pikërisht në kohën kur luante nën Mourinho. Ajo vazhdon të mbetet gjenerata e artë e kohës së re, te skuadra e Inter.