Ermal Meta zbulon se po shkruan një roman, publikohet më 19 maj

0
Ermal Meta zbulon se po shkruan një roman, publikohet më 19 maj
Gjigandi

Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta krahas një karrierë të suksesshme muzikore, tani ai po vjen me një roman.

Kantautori shqiptar I cili jeton dhe vepron në Itali përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se po shkruan një libër që titullohet “Domani e për sempre (Nesër dhe përgjithmonë)”.

Romani i Metës pritet të publikohet më 19 maj dhe përveç se në librari, libri do të publikohet edhe në platformat online.

“Më bëri të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të qëndroj zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më 19 maj del romani im i parë “Domani e per sempre”, ka shkruar Ermali në postim.

Tutje në postim këngëtari u shpreh se romani përfaqëson dy vitet dhe ndoshta edhe dyzet të fundit, teksa falënderon të gjitha ata që do ta lexojnë.

RonaTyra

“Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe çfarë nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Unë jam i emocionuar dhe më dridhet barku, ashtu si Kajan kur rritem”, ka shkruar tutje këngëtari.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu