Erdoğan: Turqia zhgënjeu ata që e prisnin që të përulej

0
Gjigandi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se Turqia nuk synon territorin dhe burimet natyrore të askujt, por nuk lejon që askush t’i cenojë interesat e saj.

“Ne nuk kemi plane për të drejtën, ligjin, territorin, detin dhe burimet natyrore të askujt. Por, ne nuk lejojmë askënd të shkelë mbi të drejtat, ligjin dhe interesin tonë”, tha presidenti Erdoğan përmes një lidhjeje video në ceremoninë e hapjes së qarkores në Amasya.
Duke theksuar se Turqia mbrojti të drejtën, ligjin dhe interesat e kombit të saj dhe aleatëve në tokë, det dhe ajër, Erdoğan tha se vendi i tij zhgënjeu ata që prisnin që Turqia “të përulej”. Erdoğan shtoi se nëse kishte ndonjë kërcënim ndaj Turqisë, qoftë në Irak, Siri, Libi apo në Detin Egje, Turqia tregoi forcën e saj dhe qëndrimin e vendosur kundër kërcënimeve pa asnjë hezitim.
“Arsyeja pse ata që kundërshtuan me zë të lartë hapat e Turqisë, por nuk mund të arrinin prani në terren, është se ata shohin fuqinë që ka vendi ynë në çdo fushë”, shtoi Erdoğan. Sa i përket qarkores në Amasya, ai tha se do të shkurtojë udhëtimin nga 30-minuta në 7-8 minuta. Përveç sigurisë dhe komoditetit në trafik, Erdoğan tha se 16 milionë dollarë në vit do të kursehen nga karburanti dhe koha./AA

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu