Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia prej ditësh ka nisur pushimet në vende tropikale.
Pas Dubait, këtë herë këngëtarja nga Shqipëria po qëndron në Afrikë, e ku nuk kanë munguar imazhet e reja në të cilat ka ekspozuar linjat trupore.
E njohur për provokimet, ajo ka bërë një gjë të tillë sërish duke postuar një fotografi ku duket tejet tërheqëse e veshur me një fustan të ngushtë që ia theksonte gjoksin dhe të pasmet.
“Trupi im e bën atë të lë agjërimin dhe namazin e tij”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e imazhit provokues.
Krijuesja e hitit “Nashta” ndërkohë ndryshe prej shumicës së kolegëve të saj po pauzon nga muzika dhe angazhimet në koncerte.
Kënga e fundit e lansuar nga Enca është “Suavele” e shoqëruar edhe me klip, e cila deri tani ka grumbulluar mbi 2.3 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
/abc24.al/