Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, prej disa ditësh ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai.
Artistja e njohur së fundmi ka marrë pjesë në koncertin që ka mbajtur ylli kolumbian, Maluma, në kuadër të turneut “Papi Juancho”.
26-vjeçarja ka shpërndarë disa video në InstaStory, ku shihet duke u argëtuar nën ritmet e këngëve të tij.
Enca Haxhia (Foto: Instagram)
Krijuesja e hitit “Break Doën” duket se po kalon një kohë të mirë nën shoqërinë e mikeve të saj të ngushta.
Pushimet e Encës në Dubai vijnë pas disa ditësh të bukura që kaloi në Afrikë, në Zanzibar.
Enca Haxhia (Foto: Instagram)
Ajo këtë kohë ka qenë më e distancuar nga muzika duke qenë se prej muajsh nuk ka sjell projekt të ri.
Enca madje në vitin që lamë pas kishte anuluar të gjitha koncertet e mbrëmjet muzikore, për t’i dhënë një pushim më të gjatë vetes.
/abc24.al/
Enca Haxhia (Foto: Instagram)
Enca Haxhia (Foto: Instagram)
Enca Haxhia (Foto: Instagram)