Emri/ Gjendet i pajetë një person pranë lumit Vjosa

0
Gjigandi

Një 65-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Përmet.

Dyshohet se shtetasi Novruz Kananin të jetë mbytur në shtratin e lumit Vjosa.

Mësohet se i moshuari ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Përmet/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet. Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu