Policia i zbulon armën e fshehur në sediljen e automjetit, arrestohet 19-vjeçari në Mirditë

0
Gjigandi

Një 19-vjeçarë është arrestuar nga Policia e Rrëshenit  i riu  lëvizte me një “kallashnikov” në makinë. Burimet bëjnë me dije se i riu u kap gjatë një kontrolli të policisë teksa poshtë sediljes së makinës iu gjet një armë automatike e tipit “kallashnikov”.

Policia kishte informacion se i riu mbante armë në makinë dhe u organizuan për ndalimin dhe kontrollin e automjetit ku u gjet edhe arma.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia” në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu