EMRAT/ Policia jep detaje mbi vrasjen aksidentale të 12-vjeçarit: I plagosur ka mbetur edhe vetë xhaxhai

0
Gjigandi

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 12-vjeçarit nga xhaxhai i tij.

Sipas policisë në momentin që ndodhi ngjarja 68-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e cila është shkrepur, dhe ka lënë të vdekur nipin e tij rreth 10-vjeç B.Jakaj.

Nga e shtëna ka mbetur i plagosur edhe vetë Vlash Jakaj në dorë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

RonaTyra

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu