Dy të rinj kanë humbur jetën këtë të premte në rezervuarin Çekrezës në Tiranë.
Mësohet se makina me të cilën ata po lëviznin, si pasojë e një aksidenti ka përfunduar në rezervuar.
Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të shtetasve Erion Muça dhe Flora Gjinaj.
Njoftimi i Policisë:nicia
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.