E lajmëroi vetë ambulancën por nuk është në gjendje të dëshmojë, ja pistat e hetimit për plagosjen e Pjerin Brushtulli

0
107
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme a mbetur i plagosur Velipojë 48-vjeçari, Pjerin Brushtulli.

Burime për median bëjnë me dije se ka qenë vetë ai i cili ka njoftuar ambulancën duke thenë se ka marrë plumba në trup por nuk është në gjendje të dëshmojë për shkak të një operacioni të gjatë dhe plagës së rëndë që ka në trup.

Sakaq, policia nuk ka shoqëruar asnjë person që mund të ketë lidhje me ngjarjen, pasi nuk ka një vend fiks se ku ka ndodhur ngjarja. Policia ka dy pista kryesore të kësaj ngjarje. E para lidhet me një konflikt të çastit që mund të ketë pasur 48-vjeçari, ndërsa pista e dytë e hetimeve është fokusuar në të kaluarën e të plagosurit.

Detaje rreth Pjerin Brushtullit:

Pjerin Brushtulli ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshatarin e tij Kolec Nushi. Në atë kohë 35-vjeçari Kolec Nushi, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, është vrarë pranë banesës së tij. Në kohën kur ka kryer krimin Brushtulli ka qenë 28-vjeçar.

Gjykata e ka lidhur motivin e vrasjes në atë kohë, me shpjegimet e dhëna nga një numër dëshmitarësh, siç ishte mes të tjerëve gruaja e viktimës, L. Hila, sipas të cilëve vrasja është kryer pasi vite më parë, viktima ka patur marrëdhënie dashurie me nënën e të gjykuarit.

Këtë marrëdhënie në vitet 90-të e ka mësuar edhe babai i të gjykuarit, i cili për këtë shkak ka tentuar t’i vrasë të dy duke hedhur një bombë, veprim për të cilin ai është dënuar me burgim, ku edhe ka vdekur. Dosjet për këtë fakt janë zhdukur për shkak edhe të periudhës për të cilën flitet. Pjerin Brushtulli u arrestua në vitin 2008 për krimin ndaj të cilit u akuzua dhe nuk kishte shumë kohë që la qelinë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu